Ramosaj: Vizioni im për të ardhmen e Deçanit janë brezat e rinj

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se vizioni i tij për të ardhmen e Deçanit janë brezat e rinj.

Ramosaj u shpreh i kënaqur që takoi gjenerata të reja, duke u ofruar mbështetje dhe përkrahje në realizimin e aktiviteteve rinore, qoftë trajnuese, edukuese e sportive.

Postimi i plotë:

Vizionin tim për të ardhmen e Deçanit, e brezave të rinjë, jam i lumtur që çdo ditë e më shumë po e bëjmë realitet! Kënaqësi që sot, të takoj një grup të rinjësh deçanas, me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë për përkrahjen e gjeneratave të reja! Po ashtu, bashkë vizituam punimet në ndërtimin përfundimtarë të Qendrës Rinore, e cila do të jetë në funksion të realizimit të të gjitha aktiviteteve rinore, qoftë trajnuese, edukuese, kreative, sportive, kinema, amfiteatër, takime punese, bashkëbiseduese etj.

PërDeçaninSkemiMeUndalë.#AAK121

BR

Të ngjashme