6 qershori është Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë dhe shënohet me aktivitete të ndryshme në nderim të heronjve.
Me këtë rast edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e tyre.
Ai tha se flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Postimi i plotë:
Mitrovica e Isa Boletinit sot shënon Ditën e Dëshmorëve!
Të mobilizuar për liri, luftëtarët e Zonës Operative të Shalës, që nga luftimet në Pantinë, Frashër e Mazhiq, e deri në ditën e fitores, treguan sakrificë e trimëri të veçantë.
Sot nderojmë të rënët, Dëshmorë e Martirë, me respektin më të thellë. Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Lavdi e përjetshme