Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur vendimin e presidentes Osmani për vendimin e shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rusë.
Sipas Haradinajt, secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit dhe se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.
Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova”.
“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”.