Ekonomia Online
FUNDIT

Ramush Haradinaj “duartroket” presidenten Osmani pas vendimit për shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rusë

Ramush Haradinaj “duartroket” presidenten Osmani pas vendimit për shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve rusë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur vendimin e presidentes Osmani për vendimin e shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rusë. Sipas Haradinajt, secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit dhe se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet […]

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përshëndetur vendimin e presidentes Osmani për vendimin e shpalljes “non grata” të dy zyrtarëve rusë.

Sipas Haradinajt, secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit dhe se ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“Askush që ushtron aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk është i dëshiruar në vendin tonë.
Në këtë frymë, mbështes kërkesën e Presidentes Osmani dhe vendimin e MPJD për shpalljen persona të padëshiruar dhe dëbimin e dy zyrtarëve rus nga Kosova”.

“Secili që tejkalon rregullat e qëndrimit në vendin tonë, duhet të trajtohet sipas ligjit. Ndikimi rus në destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duhet të luftohet me vendosmërinë më të madhe nga institucionet tona”.

Të ngjashme