Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka shkuar në konak anëtarit të AAK-së, Gani Dreshajt.
Haradinaj ka thënë se është gjithmonë kënaqësi të takohet me njerëzit e Istogut të cilët mikpritjen e kanë traditë.
“Bashkëbisedim i ngrohtë në konakun e mikut tim Gani Dreshajt në Istog, mes shumë intelektualëve miq e bashkëpunëtorë. Gjithmonë kënaqësi takimi me njerëzit e kësaj ane që mikpritjen e kanë traditë”.