Raporti Departamentit të Shtetit, dedikuar përpjekjeve të vendeve për luftë kundër terrorizmit, e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Përkitazi me këtë të arritur, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me Koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Fatos Makollin.
“Diskutuam të gjeturat e këtij raporti dhe të cilin e falënderova, duke i dhuruar librin për Skënderbeun, për punën e përkushtimin e tij dhe të institucioneve përcjellëse në këtë fushë”.
“Është e arritur e madhe për Kosovën, që sot vlerësohet në këtë mënyrë, duke u bërë lider rajonal, përkrah aleatëve tanë në krye me ShBA-të, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.