Claudio Ranieri beson se se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Bianconerët” kanë arritur në finale të Ligës së Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017, po dy finalet ka humbur, njërën nga Barcelona e tjetrën nga Real Madridi.
Sot trajneri i Nantes në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për shanset që kanë ish-skuadrat e tij për të fituar garën më të madhe për klube.
“Juventusi mundet, por mos nënvlerësoni Atletico Madridin dhe Chelsean. Juve ka gjithçka për ta quar deri në fund, Sportingu nuk duhet të nënvlerësuar, si çdo skuadër në Ligën e Kampionëve, por Juve është diçka tjetër”.
“Ata janë si një peshkaqen, kur nuhasin gjakun në ujë ata nuk e lejojnë gjahun t’ju ikën. Forca është në karakterin e tyre”.
Me këtë rast Ranieri komentoi edhe formën e Gonzalo Higuain.
“Higuain është kampion, dikush që ka precizitetin e një snajperi në këmbën e tij. Lojtarët nuk janë robotë, kanë ulje dhe zbritje, por ju asnjëherë nuk duhet të dyshoni vlerat e tij. Goli që shënoi ndaj Milanit ishte i bomberi të pastër: kontrolloi topin, u largua nga lojtari që e ruante dhe lëshoi një goditje vdekjeprurëse”,tha Ranieri.