Claudio Ranieri është rikthyer në Premierligë duke marrë drejtimin e skuadrës së Fulhamit.
Ish kampioni i Premierligës me Leicester City, ka zëvendësuar të larguarin Slavise Jokanvic, pas fillimit të dobët të sezonit, ku kanë arritur vetëm pesë pikë në 12 ndeshje.
Synimi i Ranierit me Fulham do të jetë sigurimit i mbijetesës në Premierligë.
Nëse 67 vjeçari italian e arrin këtë, ai do të shpërblehet nga Fulham me një bonus prej një milionë euro.
Situata është e vështirë, por Ranieri është optimist.