Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje dhe përfshinë të gjitha rajonet e vendit, gjithashtu edhe kufijtë e saj.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Shkabaj, Obiliq 09.07.2016 -22:10. Raportohet se njësiti policor tek i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gas me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fshati Llapashticë e Epërme, Podujevë 09.07.2016-20:19. Raportohet se njësiti policor tek i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë gjuetie për të cilën nuk kishte leje valide. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE/KANOSJE
Prishtinë 10.07.2016-14:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë kacafytur në mes veti dy familje, katër meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare. Si pasojë e shqetësimit tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër K-Shqiptare. Njëri nga të dyshuarit ka vetëdorëzuar një armë të llojit Ekol të cal. 9mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
TENTIM VRASJE
Fshati Herticë, Podujevë 10.07.2016 -16:33. Raportohet se në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes (shtëpi e pabanuar) kanë dalë njësitet policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit Karabin. Po ashtu afër vendit të ngjarjes është konfiskuar edhe vetura e viktimës Golf IV. Nuk raportohet për të dyshuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 09.07.2016-21:00. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar –bashkëshorti i saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Henc, Fushë Kosovë 10.07.2016 -09:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Fshati Kërpimeh, Podujevë 10.07.2016-21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Gjilan 10.07.2016 -01:50. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin tjetër mashkull K-Shqiptar punëtor sigurimi në një diskotekë e ka sulmuar fizikisht atë duke tentuar që ta godiste me thikë. Më pas punëtori i sigurimit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. I plagosuri me armë zjarri është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari i dytë (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e llojit CZ99. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. “Agim Ramadani”, Viti 10.07.2016 -09:55. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
Prizren 10.07.2016 -08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare me të cilën ishte në lidhje. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Prizren 10.07.2016-02:15. Raportohet se në katër lokacione të ndryshme njësiti i DHTN-së ka ndaluar pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë 0.35 gramë ekstazi dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve. Me urdhër të prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Fshati Lutogllavë, Pejë 29.03.2016 -13:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili ndodhet në arrati nga objekti i strehimores së qenve kanë vjedhur disa kabllo të instalimit elektrik, disa barna si dhe një qen (këlysh). Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Stupe, Klinë 09.07.16-20:40. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
PRISHJE E RENDIT DHE QETSISË PUBLIKE
Rr. “Skënderbeu”, Gjakovë 10.07.2016-00:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në hyrjen e një diskoteke janë rrahur mes vete, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
GRABITJE
Fshati Shkukez, Gjakovë 13.06.2016-18:00. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull K-Shqiptar është paraqitur në stacion dhe ka sjellë një revole Ekol Special e cal.7. 65 mm me një karikator dhe dy fishekë të cal.7. 65 mm. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE-PËRDORIM I ARMËS
Tuneli i Parë, Mitrovicë 10.07.2016 -16:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) nga vetura e cila ishte në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në ajër. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar gjashtë gëzhoja të cal.7.62 mm, ndërsa nga i dyshuari ka konfiskuar një armë TT e cal.7.62 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Azem Bejta”, Skenderaj 10.07.2016-17:20. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj. I dyshuari gjendet në arrati.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Fshati Rezallë, Skenderaj 10.07.2016 -12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke lëvizur me veturën VW Passat nga pakujdesia hyn në tejkalim në mënyre të pasigurt, me ç’ rast godet veturën VW Passat, të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit të dytë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. “Luja Braja”, Mitrovicë 09.07.2016-15:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer derën e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop në vlerë prej 450 euro. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Zveçan 10.07.2016-20:38. Raportohet për gjetjen e një mjeti të dyshuar dhe lidhur me këtë janë njoftuar njësiti për deminim i KFOR-it amerikan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe njësia për deminim ka larguar nga vendi i ngjarjes një gëzhojë të zbrazët të granatës tymuese.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
TRANSPORTIM ILEGAL I DRUNJVE
Fshati Kërpimeh, Podujevë 10.07.2016-20:00. Njësiti policor ka ndaluar një kamion Mercedes, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit janë gjetur rreth tetë (8) metër drunj për djegie pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e ekonomisë pyjore. Masa drunore është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Zhegër 10.07.2016-20:35. Njësiti policor ka ndaluar një kamion Iveco, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur 10 metër drunj për djegie pa dokumentacion përkatës. Masa drunore është konfiskuar.
Fshati Kërpimeh, Podujevë 10.07.2016-20:15. Njësiti policor ka ndaluar një kamion VW të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit janë gjetur rreth tetë (8) metër drunjë për djegie pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e ekonomisë pyjore. Masa drunore është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
016
Aksidente pa të lënduar
023
Tiketa trafiku të shqiptuara
963
Arrestime
016
Në mbajtje
004