Katër komunat veriore vazhdojnë të mos e zbatojnë Ligjin për tatimin në pronë. Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani nuk kanë arritur që të arkëtojnë asnjë cent nga tatimi në pronë, që është burim kryesor i të hyrave komunale.
Kjo është konstatuar në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, sipas të cilit këto komuna “kanë zero për qind të të hyrave nga tatimi”, shkruan “Koha Ditore”.
Raporti ka konstatuar se komunat kosovare gjatë vitit 2017 kanë arritur të realizojnë 43 për qind të të hyrave nga tatimi në pronë.
Realizim të ulët të të hyrave kanë edhe Shtërpca me 20 për qind, Malisheva me 24 për qind dhe Mamusha me 25 për qind.
Ndërsa nivel më të kënaqshëm të të hyrave sipas Auditorit kanë Obiliqi me 68 për qind, Graçanica me 56 për qind, si dhe Lipjani me 51 për qind.
Auditori ma bërë të ditur se Klina, Leposaviqi, Zveçani, Zubin-Potoku dhe Ranigullu nuk kanë angazhuar asnjë punëtor me kontratë për shërbime të veçanta.