Raporti i KE-së, rekomandim i pakushtëzuar për Maqedoninë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 16:53 | Nga

Maqedonia nesër pritet të marr rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë”, thuhet në raportin e progresit e cila nesër do të shpaloset në Strazburg. Vlerësimi i Brukselit është se Maqedonia e ka “kapërcyer krizën politike” dhe ka treguar “vullnet të qartë politik për progres”. Kryeministri Zoran Zaev në këtë kuadër tha se fjalori pozitiv i Brukselit do të shërbejë si shtysë për vijimin e procesit të reformave.

“Maqedonia meriton rekomandim kristal të pastër. Megjithatë me rëndësi është fjalori që përdoret pasi për ne do të thotë inkurajim apo shkurajim. Në gjë e tillë është e rëndësishme edhe për ne edhe për qytetarët, për të gjithë që janë të përfshirë në procesin e reformave edhe pas rekomandimit ne do të vazhdojmë me reformat” – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në një intervistë për DW thotë se Maqedonia ka bërë një progres të konsiderueshëm në vitin e fundit. Kukan gjithashtu vlerësoi edhe politikën e jashtme dinamike që drejton Zaev siç tha ai për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.

“Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazojnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit evropian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t’i bëja thirrje Këshillit që t’i vlerësojnë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE” tha Kukan.

Edhe shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini një ditë përpara turit të saj Ballkanik nënvizoi rëndësinë strategjike që ka rajoni për Bashkimin Evropian.

“Nesër pritet të merret vendim i rëndësishëm sa i përket Paketës së Zgjerimit. Është rajon strategjik për Evropën, është Evropë megjithëse ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Unë planifikoj ta vizitojë rajonin nga nesër, prandaj do të diskutojmë me ministrat për bashkëpunimin e thelluar me partnerët tonë në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët – deklaroi Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së.

Kryediplomatja evropiane dhe komisioneri për zgjerim Johanes Han turin Ballkanik e nisin nga Shqipëria, ndërsa të mërkurën pritet të vizitojnë Shkupin, raporton Alsat-M.

Megjithëse Maqedonia dhe Shqipëria pritet të jenë dy vendet që kanë arritur progres domethënës në zbatimin e reformave evropiane, prap se prapë sundimi i së drejtës, krimi i organizuar dhe korrupsioni pritet të jenë çështjet më kritike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme