Në raportin e vitit 2018 të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet (UNODC) Shqipëria rezulton se është sërish një vend tranzit për trafikun e drogës drejt Europës.
Sipas këtij raporti, grupet kriminale shqiptare janë mjaft aktive në Europë dhe së fundmi ata kanë krijuar një rrejt aktiv në Belgjikë, ku në lokalet e shfrytëzimit të prostitucionit shpërndajnë dhe drogë.
Shqiptarët e përfshirë në trafikun e drogës, sipas raportit, përdorin lokalet “Madam” në Belgjikë, ku shpërndajnë drogën dhe mbledhin të ardhura dhe nga shfrytëzimi i vajzave të trafikuara për prostitucion.
Ky raport fakton dhe linjën e pastrimit të parave të fituara nga këto aktivitete kriminale, ku nga Belgjika u nisën 3.4 milionë euro në dy automjete ‘Toyota Auris’, para të cilat sipas policisë shqiptare janë të kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi