Raporti i PE-së për Kosovën plot kritika

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 15:34 | Nga

Draft-raporti i Parlamentit Evropian i cili u publikua më 9 janar, përmbante kritika të ashpra drejt Kosovës për përparimin e ngadalshëm në luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në po të njëjtin raport, flitet edhe për formimin e Asosiacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, për të cilin thuhet se ende ka vend për t’u hartuar

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovë, Ulrike Lunacek, ka thënë se e mirëpret progresin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të nënshkruara nga gushti i 2016 në procesin e normalizimit të marrëdhënieve më Serbinë, pas disa muajve që Kosova kishte pak ose aspak progres.

Në projekt-rezolutën për progresin e Kosovës, i cili u paraqit në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian më 9 janar, Lunacek u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për të treguar më shumë angazhim dhe vullnet të qëndrueshëm politik në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve.

Draft-rezoluta e PE’së vë gjithashtu ka vënë në dukje se Asosiacioni i Komunave me shumicë Serbe i cili ende nuk është krijuar, ka vend për t’u hartuar.

Lunacek gjithashtu kishte shprehur shqetësim në praninë e vazhdueshme të strukturave paralele të Serbisë ku ka bërë thirrje për shpërbërjen e tyre, duke i inkurajuar të gjithë aktorët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme dhe reciprokisht afatgjate për statusin e kompleksit të minierave “Trepçën”.

Raporti thotë se është vërejtur përmirësimi në çështje të tjera teknike, si kadastra, diplomat universitare, targat dhe zbatimi i marrëveshjes për Urën në Mitrovicë. Raporti gjithashtu mirëpret caktimin e kodit telefonik të pavarur ndërkombëtar në Kosovë.

Raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek gjithashtu u bën thirrje udhëheqësve të komunitetit kosovarë dhe serbë që të marrin pronësinë e plotë të vendit dhe rolit të tyre në institucionet e vendit, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive për të mirën e gjithë popullit të Kosovës.

Sipas raportit të publikuar më 9 janar, raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, kishte shprehë shqetësim në polarizimin ekstrem të vazhdueshëm të peizazhit politik dhe u kishte bërë thirrje të gjitha palëve për të krijuar kushtet për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, të frytshme dhe të japin rezultate.

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian e mirëpret gjithashtu hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2016, si marrëveshja e parë kontraktuake dhe një hap thelbësor për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme