Raporti për ujgurët: “Kina po e shkel çdo nen të Konventës së OKB-së për gjenocidin”

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Qeveria kineze ka shkelur çdo nen të mundshëm të Konventës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin, me mënyrën e saj të trajtimit të ujgurëve në Xinjiang, dhe e bart përgjegjësinë për kryerjen e gjenocidit, bëhet e ditur në një raport historik ligjor.

Raporti prej 25 mijë faqesh, i publikuar nga një organizatë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbën ekzaminimin e parë të pavarur ligjor mbi trajtimin e myslimanëve në Kinë, sipas konventës për gjenocid të vitit 1948.

Partia Komuniste e Kinës ka mohuar me vendosmëri se ka ushtruar mizori dhe dhunë ndaj pakicës myslimane, pavarësisht provave në rritje.

Para këtij raporti, administrata amerikane e kishte cilësuar persekutimin e myslimanëve si gjenocid.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ka mohuar pretendimet, duke i quajtur thashetheme dhe gënjeshtra.

Nën Konventën e OKB-së, të nënshkruar nga 152 vende të botës, përfshirë Kinën, cilësimi i një krimi si gjenocid mund të bëhet nëse një palë i shkel të drejtat e një tjetre sipas pesë akteve përcaktuese.

Raporti i Institutit për Strategji dhe Politika ka zbuluar se Partia Komuniste i ka shkelur që të gjithat aktet dhe e akuzon partinë për demonstrimin e qartë “të përpjekjes për asgjësimin, tërësisht apo pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor apo religjioz”.

Të ngjashme