Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është votuar Raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nga 60 deputetë sa kanë votuar 52 kanë qenë kundër, 6 deputetë për dhe ka abstenuar.
“Prapë nuk ka kuorum për t’u votuar kjo pikë të rendit të ditës. 60 deputetë kanë votuar, 52 kundër, 6 deputetë për dhe një abstenon”, ka thënë Konjufca.