Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Edhe në këtë komision ka kaluar kjo pikë e ditës me miratimin e gjithë anëtarëve të pranishëm në komision.
Fillimisht Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka miratuar raportin.