Raportohen dy raste të dyshuara të vetëvrasjes gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ilustrim
Prishtinë | 19 Nën 2023 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dyshuara si vetëvrasje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, një në Graçanicë e një rast u raportua në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, në Graçanicë rreth orës 21:40, Policia ka marrë informacionin se një person gjendet pa shenja jete dhe se dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Me të dalë në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet raportin e Policisë.

Ndërsa, një rast vetëvrasje policia e ka cilësuar edhe në Ferizaj.

“VETËVRASJE/Ferizaj, 18.11.2023 – 09:55. Nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjell në gjendje të rëndë shëndetësore ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme