Një e mitur raportohet se është zhdukur në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të martën nga nëna e saj.
Ajo ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Prishtinë, 05.04.2022-08:00.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se vajza e saj e mitur femër kosovare e ka dalë nga shtëpia dhe se nuk e di vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftim.