Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka dërguar raportin në lidhje me termetet që kanë goditur Pejën dhe Istogun. Aty thuhet se për shkak të thellësisë, termeti është ndier nga banorët e Regjionit të Pejës dhe se deri më tani nuk posedojnë të dhëna mbi dëmtimet evnetuale, raporton Ekonomia Online.
Ky është raporti i rrjetit sizmologjik të Kosovës:
Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km Veri Lindje të Pejës
respektivisht në koordinatat : 42.739 (latituda) dhe
20.335 (longituda),
ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Pejës.
Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.