Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale me gjendjen e saj të rënduar psikologjike, është shtruar në spital.
Fjolla ka hedhur akuza të rënda ndaj disa fytyrave të njohura publike, duke akuzuar me emra, që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar e vrasës.
Mediat po raportojnë se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital. Ndërsa që nga dita e djeshme, ajo s’ka postuar asgjë në ‘Instagram’, duke vërtetuar lajmin se ndodhet e shtruar.
Fjolla është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj. Ishte vetë nëna e këngëtares e cila reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.