Të dhënat e fundit nga Spanja tregojnë se numri i viktimave nga Coronavirusi për një ditë ka shkuar në 655, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,089.
Sipas mediave të huaja, numri i të infektuarve në vend u rrit në 56 mijë, ndërsa thuhet se Madridi mbetet zona më e prekur, me gati një të tretën e rasteve.
Përveç Madridit së fundmi edhe Katalonja ka pësuar rritje të numrit, duke raportuar 11 mijë raste deri më tani.
Mbrëmë vendi ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare deri më 12 prill, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit./Telegrafi/