Ekonomia Online
FUNDIT

Raportohet se Vetëvendosje do të garojë me Hajrulla Çekun në Prishtinë

Raportohet se Vetëvendosje do të garojë me Hajrulla Çekun në Prishtinë

Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar KOHA nga burimet. Prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër (e mërkurë) nga ora 17:00. LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë […]

Hajrulla Çeku do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar KOHA nga burimet.

Prezantimi i kandidaturës së Çekut do të bëhet nesër (e mërkurë) nga ora 17:00.

LVV-ja, që fitoi zgjedhjet parlamentare me 42%, synon ta kthejë drejtimin e Komunës së Prishtinë pas katër vjetëve nën qeverisjen e Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama në zgjedhjet komunale të vitit 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh.

Partitë e tjera, veç Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat. AAK-ja do të kandidojë me Bekën Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin.

Të ngjashme