Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi sot do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me të gjeturat e deritanishme rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Anëtarët e këtij komisioni, ditë më parë e njoftuan edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga terreni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së fundmi në Kroaci dhe të Slloveni, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.