Rashani nuk ndalet, vendimtar për Rosenborgin

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 10:07 | Nga

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme me fanellën e Rosenborgit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, e ka nisur ndeshjen ndaj Branit nga minuta e parë në derbin e javës në Norvegji.

Vendasit realizuan të parët dhe mbajtën epërsinë deri në minutën e 70-të.

20 minuta para fundit të ndeshjes, Rashani doli në skenë duke bëri një depërtim fantastik dhe asistoi tek sulmuesi Gytkjaer i cili barazoi rezultatin në 1:1.

Ky ishte asistimi i shtatë i Rashanit këtë edicion me Rosenborgin, ndërsa djaloshi nga Vushtrria ka shënuar edhe pesë gola.

Pas këtij barazimi, Rosenborg vazhdon të mbetet në krye të renditjes me 50 pikë të tubuara 12 më shumë se përcjellësi i parë ODD Ballklub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme