Rashani në top formë para ndeshjeve me Kosovën

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e shkëlqyer në elitën e futbollit norvegjez.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij ODD, edhe ndaj liderit Bodo/Glimt.

Odd ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3-1, në një ndeshje ku Rashani ka shkëlqyer.

Reprezentuesi kosovar ka qenë asistues në golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Espen Ruud.

26-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në Norvegji, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime në kampionat.

Falë kësaj fitore, ODD mban gjallë shpresat për titullin e kampionit, pasi ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, katër më pak se lideri Bodo/Glimt.

Forma e jashtëzakonshme e Rashanit është një lajm i mirë për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes para dy ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Anglisë në muajin shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme