Rashford po përdor një brez për t’u rikthyer sa më shpejt

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Marcus Rashford i ka intensifikuar përpjekjet për t’u kthyer sa më shpejt në skuadrën e Manchester Unitedit, ndërsa për t’ia arritur qëllimit është duke përdorur një brez.

Pas një stres-frakture të dyfishtë në shpinë, sipas parashikimeve të mjekësve, sulmuesi anglez nuk mund të luajë deri në muajin prill.

Mirëpo, The Sun bën të ditur se ai po përdor një brez (një rrip i vendosur rreth trupit për ta ndihmuar shpinën) për ta përshpejtuar rikuperimin.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ishte kritikuar për angazhimin e shumtë të 22-vjeçarit, i cili kishte luajtur me dhimbje.

Stres-fraktura paraqet një çarje të vogël në një kockë apo një shtypje e madhe brenda një ashti. Shumica e stres-frakturave ndodhin për shkak të aktivitetit të tepruar dhe të përsëritur, dhe janë shumë të shpeshta te sportistët, në veçanti te futbollistët dhe basketbollistët.

Lëndimi i tij ndodhi në muajin janar në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers, ndërsa ai dëshiron të kthehet sa më shpejt që t’i ndihmojë skuadrës në përpjekjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve./telegraf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme