Rashica më i shtrenjtë se i gjithë ekipi i Bullgarisë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të Kosovës.

Vlera e tij sipas Transfermarkt.com, kap shifrën e 20 milionë eurove.

Nga të dhënat e shfaqura del se vetëm Miloti, është më i shtrenjtë se gjithë ekipi përfaqësues i Bullgarisë e cila ka vlerën e pak mbi 19 milionë euro.

Edicionin e kaluar futbollisti e mbylli me 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ku arriti të shënojë 12 gola si dhe të ndihmojë bashkëlojtarët e tij me gjashtë asistime.Këto paraqitjet e mira të tij në fushën e gjelbërt kanë rënë në sy të medieve botërore.

Ai shënoi edhe golin e epërsisë në minutën e 25-të kundër Malit të Zi.

Sonte prej orës 20 e 45, në Sofje në stadiumin “Vasil Levski”, Kosova do të përballët pikërisht kundër Bullgarisë, për të kërkuar një rezultat sa më pozitiv në kuadër të kualifkimeve për EURO 2020.

Të ngjashme