Milot Rashica po shkëlqen te Werder Bremen në Gjermani dhe përveç golave që ka realizuar, ai ka qenë vendimtar edhe me pasimet për gol.
Shumë skuadra kanë nisur të interesohen për shërbimet e talentit të Kosovës, ndërsa së fundmi, sipas asaj që mësohet nga eksperti i merkatos Herbert Grönemeyer, në një lidhje telefonike me televizionin Sport1 në Gjermani, Borussia Dortmund është gati që të bëjë një çmenduri për futbollistin.
Kontaktet kanë nisur dhe, në fund të sezonit, mund të ketë një akord paraprak. Dortmund është duke kërkuar një zëvendës të yllit Sancho, pasi ky i fundit mund të transferohet te Real Madridi në verë.
Sipas Herbert, verdhezinjtë janë gati të paguajnë deri në 35 milionë euro për shqiptarin. Nëse do të ndodhte, do të ishte diçka fantastike.