Bundesliga sot e mbyll edicionin 2020/21 me nëntë ndeshjet që nisin nga ora 15:30. Werder Bremen sot do ta luajë ndeshjen e sezonit. Rashica me shokë do të synojnë të sigurojnë mbijetesën në ndeshjen e fundit të sezonit, por përballë do ta kenë Borussia Monchengladbachun.
Ata po luftojnë për vendin e shtatë që dërgon në kualifikime për garën më të re të UEFA-s, Conference League. Werder Bremen gjendet në vendin e 16-të që dërgon në play-out me 31 pikë, një më shumë se Kolni që luan ndaj Schalkes tashmë të larguar nga elita dhe një pikë më pak se Arminia Bielefeld që i shkon Stuttgartit.
Në këtë duel nuk ka vend në formacionin startues për yllin kosovar, Milot Rashicën. Ai do të jetë në stol në ndeshjen që e definon të ardhmen e Werder Bremenit, nëse do të vazhdojë në Bundesliga ose të bie një rang më poshtë.
Rashica ka luajtur 23 ndeshje këtë edicion në Bundesliga, ndërsa ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime.