Rashica rikthehet në stërvitje me Werder Bremenin

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica i është rikthyer stërvitjeve te Werder Bremen.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman në rrjetet sociale.

Vushtrriasi ishte lënduar në ndeshjen, Moldavi – Kosovë, e zhvilluar në Parma të Italisë gjatë këtij muaji.

24 vjeçari me gjasë gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të ndryshojë skuadër, dhe Premierliga shihet si destinacion i ardhshëm për të.

Aston Villa është klubi që ka pasur kontakte me të, por gjithçka mund të ndryshojë deri më 5 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme