Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, përmes një postimi në Facebook u ka dhënë mbështetje futbollistëve të Kosovës në sfidën e sotme ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe për Kosovën.
“Sot është një ditë e madhe Kosovë. Forca djema. Një ekip, një ëndërr”, ka shkruar Rashica.
Milot Rashica është njëri ndër mungesat e mëdha për këtë ndeshje vendimtare të Kosovës, e cila po e kërkon kualifikimin në Evropian. Ai mungon për shkak të lëndimit.
Kosova sonte përballet me Maqedoninë Veriore në plajof të kualifikimeve për Evropian. Takimi nis në ora 20:45.