Rashiq: Demarkacioni si kusht lindi nga Prishtina, themelimi i FAK-ut është larg

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 11:09 | Nga

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq dyshon se demarkacioni si kusht për viza u bë nga Qeveria e Kosovës, pasi siç sqaroi ai, asnjë shteti nuk i është kërkuar nga BE, një kusht i tillë për liberalizim vizash.
Në pjesën e dytë të intervistës së lajmi.net me deputetin e Listës Serbe, Nenad Rashiq, ai flet për formimin e ushtrisë dhe qëndrimin e tyre për këtë proces.

Rashiq e sheh të largët liberalizimin e vizave për kosovarët. Ndërsa thotë se nuk i beson aspak versionit aktual për demarkacionin.

Intervista:

Lajmi.net: Formimi i Ushtrisë së Kosovës kërkon edhe votën tuaj. A keni marr ndonjë qëndrim për themelimin e saj, kur dihet se ushtria parashihet të jetë multientike?

Rashiq: Jo nuk kemi marr qëndrim, nuk kemi pas biseda dhe nuk kemi asnjë lëvizje në atë drejtim. Sipas meje ashtu edhe do të mbetet. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim sepse nuk mendoj që në këtë moment është tema kryesore me të cilin duhet të merremi.

Larg jemi ndaj çfarëdo bisede dhe absolutisht larg shumë pak gjasa ka që do të ketë ndonjë bisedë sa i përket Ushtrisë edhe në të ardhmen. Unë aludoj tek të gjithë deputetët serbë, dhe ka shumë pak hapësirë që të paktën t’i inicojmë bisedimet e jo të vendosim por bile ta inicojmë atë ka shumë pak hapësirë. Krejt kjo nisur nga të gjitha ato që i thashë nga fillimi se qeveria e ka prishur besimin që është dashur të ndërtohet mes partnerëve. Besimi mes partnerëve nëse ka ekzistuar ndonjëherë, tash më nuk ekziston.

Lajmi.net: E përkrahni apo jo formimin e saj?

Rashiq: Për momentin mendoj që kemi shumë më shumë probleme tjera përveç ushtrisë dhe po konsideroj që duhet të fokusohemi më shumë në krijimin e kushteve legale për liberalizim të vizave, kemi sfida me procesin demokratik, lufta kundër korrupsionit dhe as kjo nuk ka ndodh. Ne shohim për çdo ditë se tek ne sistemi gjyqësor është konfuz, pasi jo që sistemi nuk funksionon por nganjëherë nuk jam i sigurt se çfarë duhet të bëjë ai sistem prandaj kemi shumë probleme para ushtrisë. Mendoj që do të kalojmë një kohë relativisht të gjatë deri të bisedohet për themelimin e ushtrisë.

Lajmi.net: Integrimi i serbëve të Kosovës është një çështje mjaftë e diskutuar. Si e shihni ju këtë dhe a mendoni ju që serbët janë të integruar. A po e mban peng integrimin e tyre Beogradi?

Rashiq: Një numër i serbëve është integruar por shumica jo. Ata e kuptojnë ku jetojnë dhe janë në ndikim financiar dhe në zgjedhjet e fundit që i kemi pasur në qershor të 2014-ës atje me një kompromis mes tre palëve që u bë mes serbëve dhe Prishtinës me anën e Brukselit u pajtuan që për shkat të integrimit potencial të veriut mund të lejohet një manipulim me votat e qytetarëve qoftë të serbëve që jetojnë në Kosovë apo ata që jetojnë në Serbi dhe në atë formë më mbështetje të Prishtinës u krijua edhe Lista Serbe. Integrimi varet shumë prej vullnetit të Prishtinës ku mund të ofroj me një alternativë sepse serbët veçanërisht të veriut kurrë nuk kanë pas alternative tjetër përpos të jenë pjesë e sistemit atje.

Dhe nëse ne u ofrojmë një reformë e nisim të krijojmë besimin apo tu japim atyre alternativë atëherë ata janë të vetëdijshëm dhe do të pranojnë sepse ajo është më e mira për ata. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhë, qeveria apo partitë parlamentare në këtë rast mendojnë që integrimi duhet të bëhet përmes politikës por integrimi është diçka më i gjërë.

Lajmi.net: Së fundmi kryeministri Mustafa e ka fajësuar Listën Serbe si një ndër fajtorët që po e pamundëson procesin e vizave për shkak të mosvotimit të Demarkacionit?

Rashiq: Kur ka njerëz me pak përgjegjësi zakonisht i fajëson tjerët. Mos të harrojmë se kush është njeriu i parë që i ka quajtur përfaqësuesit e partive politike gomar apo edhe shprehje tjera. Pak më shumë kulturë kishte qenë e domosdoshme në sferën politike sepse kjo nuk është korrekte. Unë nuk pres që mund të ndodh një ndryshim nga kryeministri sepse thuhet se zakonisht njerëzit pas viteve 40 mund të ndryshojnë vetëm 80 përqind ndërsa ata mbi moshën 60 vjeçare mund të ndryshojnë 0.5 përqind dmth është shumë vonë që tash të ndryshojnë kryeministri.

Lajmi.net: Qytetarëve të Kosovës u është thënë çdo vit se do të lëvizin pa viza, por kjo nuk ka ndodh. A po bëhet një lojë politike në këtë aspekt?

Rashiq: Fajtor për këtë është LDK-ja dhe kur kryetari i LDK-së po e fajëson dikë tjetër dhe pa u përmend që brenda LDK-së është numri më i madh i deputetëve që janë kundër Demarkacionit është duke u bërë një manipulim dhe kur thuhet që dikush tjetër është fajtor pa u përpjekur që ta biesdojë, është absurde. Prej momentit që kemi pasur seancën e parë për Demarkacionin në shtator që nga ajo kohë asnjë takim zyrtar nuk ka ndodh mes nesh dhe kryeministrit. Ai është vetm 50 metra larg nesh dhe ska pasur vullnet .

Ne kemi humbur rastin kur shpejtë kemi mundur t’i heqim vizat por tash pas BREXIT-it, edhe BE tash do ta shtyjë sa të mundet procesin e liberalizimit vizave sepse e shihni edhe ju vetë nuk është në intersin e tyre që tash të merren me problemin e Kosovës. Zyrtarët e BE-së vazhdimisht po e përsërisin se cilat janë kushtet për viza dhe ata nuk e kanë ndërmend t’i ndryshojnë kushtet e tyre, po e përmendur dhe miratimin Demarkacionit, dhe me këtë përbërje të Kuvendit si mund të bëhet ky miratim. Personalisht mendoj që kryeministri nuk mund të më bind me asgjë që është argument i tij ose inicativë e tij.

Lajmi.net: Me versionin aktual të Demarkacionit, a mendoni se Kosova humb territor?

Rashiq: Nuk e kam përcjell me aq vëmendje këtë proces por ajo çka shikova në debate, ekspertët nuk më kanë bind që Demarkacioni i propozuar në këtë formë është i saktë. Duhet të dini që shumica e shteve të BE-së kanë probleme të ngjashme po ashtu i kanë dërguar problemet në Gjykatën e Arbitrazhit që dmth se ne nuk do të ishim të vetmit që kanë probleme me Demarkacionin.

Në esencë nuk e kuptoj pse ka ardhur ky propozim nga BE për demarkacionin. Dyshoj që prej Prishtinës ka lindur ideja për Demarkacionin që të bëhet kusht për viza, është bërë një kerkesë jo zyrtare nga këtu pasi vendet e tjera nuk e kanë pasur këtë si kusht për viza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme