Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, me rastin e Ditës së Romëve, 8 Prillin, e ka uruar këtë komunitet duke thënë se është një ditë tjetër e rëndësishme në historinë tonë kombëtare të Kosovës, një ditë tolerance, respekti dhe bashkëjetese me të gjithë popujt, një ditë barazie dhe uniteti, e që është dita e Romëve.
Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Rashiq ua ka përkujtuar Romëve edhe një herë se nuk janë vetëm, dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar të kthejnë këto ditë të vështira për të gjithë ne, me forca te përbashkëta, në fitoret tona, në shpalljen tonë të jetës dhe lirisë.
Deklarata e Drejtorit të Zyrës së Kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq:
Të nderuar Romë, të nderuar bashkëqytetarë,
Sot është një ditë tjetër e rëndësishme në historinë tonë kombëtare të Kosovës, një ditë tolerance, respekti dhe bashkëjetese me të gjithë popujt, një ditë barazie dhe uniteti, sot është dita e Romëve. Lumiyako Romano dive!
Në emrin tim personal, dhe në emër të të gjithë punonjësve per komunitete të Zyrës së Kryeministrit, ju uroj Ditën e Romve, 8 Prillin. Ne ju dëshirojmë shëndet të mirë, që ju, si dhe familjet tuaja, të jeni të sigurt dhe pa brenga, duam qe së bashku të kapërcejmë të gjitha problemet që ndonjëherë duken mbizotëruese, por jo të pazgjidhshme.
Dua të ju përkujtoj edhe një herë se nuk jeni vetëm, dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka për t’ju ndihmuar të ktheni këto ditë të vështira për të gjithë ne, me forca te përbashkëta, në fitoret tona, në shpalljen tonë të jetës dhe lirisë. Dua të ju përkujtoj se paketa ekonomike e Qeverisë së Kosovës shprehimisht thekson se ne do të kujdesemi për komunitetet dhe grupet më të prekshme në Kosovë, dhe për këtë arsye do të kujdesemi së bashku për bashkatdhetarët tanë Romë.
Fatkeqësisht, këtë vit ne nuk jemi në gjendje të organizojmë festimin publik të Ditës së Romëve, për shkak të rrethanave tashmë të njohura që e kanë pamundësuar atë, por shpresoj që ne do të gjejmë mënyrë për t’ju kompensuar këtë ditë në nje periudhë te ardhshme. Zyra e Kryeministrit, për komunitete mbetet në dispozicionin tuaj për gjithçka që mund të ndihmojë.
Gëzuar 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve. Ju jeni pjesë e një shoqërie kosovare, institucioneve te Kosovës që punojnë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat tuaja, që të jeni te barabartë me të gjitha komunitetet në Kosovë.
Ju jeni pasuria jonë.
Te jeni të shëndetshëm, kujdesuni për familjet tuaja .
Me respekt
Nenad Rashiq
Drejtori i Zyrës së Kryeministrit për Komunitete