Vendosja e taksës 100% për produktet nga Serbe dhe ato të Bosnjës e vendosur nga Qeveria e vendit u përkrah institucionet dhe qytetarët e vendit, mirëpo nuk mori mbështetje edhe nga spektri ndërkombëtarë.
Serbia filloi “viktimizimin” e saj tek ndërkombëtarët duke e quajtur katastrofë humanitare, gjë që qoi edhe në bllokimin e deputeteve të Listës Serbe në Kuvend për një ditë e një natë, para ardhjes së komisionarit Johanes Hahn, i cili bëri thirrje për heqje të taksës.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendosja e taksës nuk u bë për hatër të bizneseve por për lotimin e vazhdueshëm të Serbisë kundër Kosovës.
Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hartimin e Politikave, ka thënë se vendosja e taksës 100% për produktet e Bosnjës dhe ato të Serbisë është si rezultat i dështimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe mos implementimit të marrëveshjeve.
“Taksa është rezultat i marrëdhënieve të cenuara Serbi-Kosovë, rezultat i dështimit të dialogut, rezultat i mosimplementimit të marrëveshjeve. Tensionet janë në rritje dhe do të shohim rritje të tensioneve mes dy vendeve në muajt në vijim. Taksa është vetëm për një elementeve, nuk është problemi kryesor taksa për Serbinë, ata kanë vendos theksin aty, është tiketa ku ata kundërshtojnë referencën tek republika e Kosovës dhe institucionet duhet ta vënë theksin më shumë tek tiketa si çështje ligjore e drejtë ligjore se sa tek taksa.
Ai tutje ka shtuar se fokusi i taksës është vendosur gabimisht dhe si i tillë nuk është ligjore dhe afatgjate.
“Nuk e besoj që taksa është dashtë të vendoset si e tillë 100%, fokusi është vendosur gabim diku, fokusi duhet të vendoset te elementet ligjore, tek elementet që kanë të bëjnë bazë ligjore. Taksa po të kishte qenë 10% krahas me tiketën, njëjtë Serbia do të kishte reaguar kështuqë taksa nuk është veprim ligjor, afatgjatë, është një veprim i momentit që duhet të eliminohet dhe krahas kësaj duhet ti bashkëngjitet një listë e saktë e kërkesave se çka përfshinë heqja e taksës apo eliminimi i këtyre barrierave”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.
Lidhur me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se ky proces po shkon shumë ngadalë për shkak se subjektet politike kanë frikë nga opsioni i mundshëm i marrëveshjes dhe në këtë mënyrë nuk po mund të arrihet një konsensus.
“Procesi i konsensusit po shkon shumë vështirë, shumë ngadalë, subjektet politike nuk po e dinë qartë se çka po duan edhe kanë frikë nga opsioni i mundshëm nga opsioni i marrëveshjes, subjektet politike është dashur të përgatiten për procesin e dialogut dhe në fund të shihet se çfarë marrëveshje do të ketë, por nuk e shoh se do të ketë marrëveshje pa një konsensus pa një gjithpërfshirje politike”.
“Edhe ashtu dialogu si proces mes Serbisë dhe Kosovës është duke shkuar ngadalë dhe është i cenuar nga shumë aspekte, aspekti ndërkombëtarë, ku nuk po gjendet një gjuhë të përbashkët, aspekti rajonal ku Serbia nuk po e din saktë çka donë dhe si ta përmbyll këtë proces por edhe në Kosovë ku për herë të parë në historinë e Kosovës, Kosova nuk bërë gati për një proces të tillë politik”, tha ai.
Ndërkaq dështimin në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol, Rashiti e ka quajtur zhgënjyes dhe të padrejtë nga ana e Evropës, raporton Ekonomia Online.
“Procesi i Interpo-it po shfaq shumë më shumë se sa problemet Kosovë Serbi, po shfaq një ndryshim të gamës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të rolit të aktereve ndërkombëtarë dhe është një proces i cili tregon qartë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe duhet një rimendim i gjithë politikës së jashtme të Kosovës në raport me anëtarësimin në një organizatë ndërkombëtare”.
“Procesi i liberalizimit është dëshirimi më i madh që ka ndodhë, e padrejtë është nga ana e BE-së por ky është realiteti, pas shumë viteve kemi ardhur në situatë ku interpretimi i reformave në mes Kosovës dhe vendeve anëtare të BE-së dallon shumë, duke ja shtuar këtë edhe problemet brenda BE-së dhe antagonizmat e mëdha brenda BE-së ndaj qarkullimit të njerëzve e bënë procesin shumë të vështirë.
“Prandaj, duhet që Kosova, institucionet, skena politike të ketë një ndalesë, të rimendoj se si të përafrohen interpretimet dhe mirëkuptimi më shumë me vendet e BE-së jo vetëm në çështjen e liberalizimit por mund të ngecin edhe në proceset tjera e për të cilat për momentin në BE nuk ka energji për tu marr”, tha ai.