Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, ka pranuar 12 (dymbëdhjetë) raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Po ashtu, Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu ngritet aktakuza.
Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vemendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.
Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.