Rastet e reja me Coronavirus janë nga këto komuna

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 47 raste të reja me Covid-19.

Raste më së shumti janë konfirmuar në komunë e Prishtinës.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.

Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 22 pacientë.

“Sot më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 314 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 47 raste”, thuhet në njoftim..

Të ngjashme