Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të IKSHPK-së mbi rastet e reja në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 4 raste të reja pozitive me COVID-19.

Për këto 24 orë janë shëruar edhe 10 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 343.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme