Rasti ndaj 4 aktivistëve të VV-së është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, ka mësuar KTV-ja nga burime të afërta me procesin.
“Vendimi do të bëhet zyrtarisht publik brenda dy javësh”, ka thënë ky burim për televizionin.
Gjykata Themelore e Prishtinës i dënoi për terrorizëm Adea Batushën, Atdhe Arifin, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin derisa ky vendim tani do të prishet dhe rasti nis të gjykohet nga fillimi në Gjykatën e shakllës së parë.