Të dënuarit për vepra që lidhen me terrorizëm në Rastin “Badovci” do të gjykohen përsëri, pasi Gjykata Supreme ka anuluar vendimin e themelores në lidhje me veprën e terrorizmit.
Lajmin për kthimin në rigjykim të rastit “Badovci” e ka konfirmuar Albana Kelmendi, avokatja e Besnik Latifit.
Në vendimin e Gjykatës supreme të siguruar nga KALLXO.com thuhet se është miratuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e bërë nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Supremja në vendim anulon dënimet e të akuzuarve për vepra terroriste, ndërsa i le në fuqi ato që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje.
Në këtë rast të akuzuar ishin Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.