Rasti i foshnjës së vdekur, Kajtazi: Kurti që sot duhet të largohet, i paaftë për qeverisje

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë një reagim pas rastit të foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, javën e kaluan.

Rasti u bë skandaloz pasi foshnja u mbështjell me çarçafë dhe ashtu u dërgua në rrobalarëse. Deri më tani janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Pejës, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

Megjithatë, këto suspendime nuk po mjaftojnë. Kjo, pasi po kërkohet përgjegjësi edhe nga zyrtarët e lartë shtetëror.

E për këtë çështje, Kajtazi tha se po të kishte ministër të Shëndetësisë, atëherë u shpreh se mbrëmë do të duhej të dorëhiqej.

Por, pasi që tash e 75 ditë, Kosova nuk ka ende ministër të Shëndetësisë, sipas Kajtazit, meqenëse kryeministri Albin Kurti është në krye të komisionit ekzekutiv të shëndetësisë, atëherë duke filluar nga sot, do të duhej ta linte pozitën e shefit të qeverisë.

“Meqë nuk ka dhe këto kompetenca i ka marre Kurti, sot do te duhej te largohej. Kurti po e dëshmon se është i paafte për te qeverisur. Sa me shume qe rri ne pushtet, aq me shume dëme do te pësojë vendi”, shkroi Kajtazi në Twitter.

Të ngjashme