Dje është konfirmuar edhe rasti i katërt me COVID-19 në Komunën e Prizrenit.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Visar Shehu, rasti i fundit është zyrtar publik.
Sipas tij, personi i konfirmuar me COVID-19 është punëtor i Doganës së Kosovës në kufirin e Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë.
Ai tutje ka thënë se sot do të testohen 4 punëtorë të tjerë ndërsa nesër do të testohen edhe 5 të tjerë si dhe familjarët e pacientit.
Po ashtu, ka treguar se personi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në shtëpi.