Rasti i Karaçevës: Berisha kërkon dorëheqjen e Qalajt, Musliu thërret në interpelancë Veliun

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe futjen e pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në Karaçevë raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Fatmire Kollçaku, hyrjen e xhandarmërisë në Karaçevë e ka konsideruar si provokim për banorët e vendit.

“Hyrja e ushtarëve serbë në Karaçevë mund të konsiderohet edhe si provokim për qytetarët e vendit.”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Kosovës. Më tej ai ka thënë se xhandarmëria serbe ka hyrë edhe me 20 mars, por në atë kohë nuk e ka reaguar ish-kryeministri Kurti.

“Më shumë se çdo herë më parë ka depërtuar xhandarmëria serbe në Karaçevë. Më 20 mars ka hyrë edhe një herë xhandarmëria serbe dhe kryeministri Kurti nuk e ka çelë gojën. Rashit Qalaj kësaj here nuk ka me kaluar këtë punë kështu, sepse ne nuk jemi me e fut kryet në zall e na këtu me u bë kinse nuk po dimë, sepse drejtori i Policisë nuk është këtu vetëm për tenderë të vet dhe me u servilu, unë jam që të kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë”, është shprehur Berisha.

Ai ka shtrembëruar mbiemrin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelel Sveçla, duke e quajtur Xhelal Sveklla.

Ndërsa Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ky problem është i kamotshëm, dhe nuk mund të adresohet problemi te asnjë qeveri.

“Unë jam i shqetësuar njëjtë si ti dhe nuk po e adresoj problemin te asnjë qeveri të caktuar. Banorët në Karaçevë janë ankuar për çdo javë se po e prej territorin xhandarmëria serbe. Unë edhe një herë po e thanm që po mungon komunikimi me institucionet”, tha Selimi.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se nuk është pajtuar me deklaratën e ministri Veliu, i cili ka thënë se ka qenë një lëvizje rutinë.

Musliu ka kërkuar qe ministri Veliu të ftohet në interpelancë, në mënyrë që të kenë të drejtën e pyetjes të gjithë deputetët.

“Unë mendoj qe ky problem nuk zgjedhjet me shkuarjen individualisht në ato zona. Nuk pajtohem me deklaratën e ministrit Veliu, i cili thotë në mënyrë injorante se ka qenë një lëvizje rutinë, dhe nëse këto janë të lejueshme dua të dijë se kur kanë bërë lëvizje Ushtria e Kosovës,një lëvizje me KFOR-in në territorin e Serbisë. Unë pajtona plotësisht qe ministri Veliu të ftohet në interpelancë”,është shprehur Musliu.

Të ngjashme