Sot do të vazhdojë seanca gjyqësore për “Grupin e Kumanovës” ku fjalën përfundimtare të mbrojtjes pritet ta vazhdojnë të akuzuarit si grupi i logjistikës.
Edhe grupi i logjistikës akuzohet po me të njëjtën vepër si pjesa tjetër e grupit të Kumanovës, terrorizëm dhe organizatë terroriste.
Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës.
Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve, raporton Alsat-M.