Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar ndaj rastit që ndodhi ditë më parë spitalin e Pejës. Ata thonë se ky lajm është skandaloz.
Përmes një postimi në facebook nga kjo shoqatë thonë se jo vetëm ky rast por edhe të tjerat që ndodhën pak ditë më parë janë pasoja politike.
“Rasti i fëmiut me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmiut të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjes në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten”, thuhet në postimin e kësaj shoqate.
Shoqata më tej shkruan se kërkojnë përgjegjësi nga insitucionet e rendit ndaj personave të përfshirë në kët rat.
{Kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast. Gjithashtu, kërkojmë nga menaxhmenti i SP Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënja ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”.