Ekonomia Online
FUNDIT

Rasti Noizy, Prokuroria siguron ekspertizën që viktimat pësuan lëndime të lehta

Rasti Noizy, Prokuroria siguron ekspertizën që viktimat pësuan lëndime të lehta

Prokuroria Themelore në Pejë, që po e heton incidentin në të cilin është i përfshirë reperi Noizy, tashmë ka siguruar ekspertizë mjeko-ligjore që e konfirmon deklaratën e avokatit të tij, Besnik Berisha, lidhur me dëmtimet trupore të viktimave në këtë rast. Ekspertiza të cilën e ka në duar prokuroria që po e heton këtë rast, […]

Prokuroria Themelore në Pejë, që po e heton incidentin në të cilin është i përfshirë reperi Noizy, tashmë ka siguruar ekspertizë mjeko-ligjore që e konfirmon deklaratën e avokatit të tij, Besnik Berisha, lidhur me dëmtimet trupore të viktimave në këtë rast.

Ekspertiza të cilën e ka në duar prokuroria që po e heton këtë rast, provohet se dy personat e dëmtuar në incidentin që ka ndodhur, kanë dëmtime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Një gjë e tillë ishte bërë me dije fillimisht nga avokati Besnik Berisha, i cili para se Noizy të lirohej, ka deklaruar se reperi kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor, pasi s’ka prova që e dëshmojnë një gjë të tillë, raporton sinjali.

Madje, Berisha kishte kërkuar publikisht nga Prokuroria Themelore në Pejë që ta demantojë deklaratën e tij, se i dëmtuari në këtë rast ka vetëm lëndime të lehta. Siç ishte shprehur avokati, lëndimi i lehtë trupor nuk e justifikonte urdhërarrestin që u lëshua ndaj tij e as masën e paraburgimit që iu caktua fillimisht nga autoritetet shqiptare.

Megjithatë, Gjykata e Durrësit, javën e kaluar, mori vendim për lirimin e reperit, duke e zëvendësuar masën e paraburgimit, me masën e garancisë pasurore, e njohur si dorëzani.

Të ngjashme