Ish-gjyqtarja e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Safete Tolaj do të përballet sot me gjykatën në Ferizaj.
Bashkë me të, me trupin gjykues të udhëhequr nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, do të përballen edhe djali i saj, Fisnik Tolaj, dhe një zyrtar policor, Granit Shehaj.
Në seancën e sotme janë paraparë të dëgjohen disa dëshmitar.
Ndryshe në seancën e fundit të mbajtur me 4 maj ka dëshmuar Isuf Mehmetaj.
Ai ka thënë se ka bashkëfshatar të dëmtuarin Salih Mehaj.
Dëshmitari Mehmetaj ka deklaruar se nga Salihu kishte dëgjuar se dy djemtë e tij ishin përfshirë në një përleshje, me ç’ rast edhe kanë përfunduar në gjykatë.
“Më ftoi që të shkoj me të në gjykatë në Deçan për ta shoqëruar, meqë ishte i vetëm dhe frikësohej nga pala tjetër”, ka thënë dëshmitari.
Sipas tij, ai kishte pranuar ta shoqëronte dhe me të shkuar në gjykatë kishte takuar tani të akuzuarin, djalin e ish- gjyqtares Fisnik Tolaj.
“Në gjykatë kam qenë me Salihun në korridor, në atë moment ka hyrë Fisnik Tolaj dhe unë e njifsha si figurë, më pyeti ‘pse ke dalë’, i tregova dhe më tha ‘kjo punë është e lehtë, kryhet, por duhen të holla për ta kryer këtë lëndë, 700 euro’”, ka deklaruar dëshmitari.