Rasti “Tank”, avokatët mbrojtës të Gruevskit kërkojnë ndërrimin e gjykatësve

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:24 | Nga

Në Gjykatën penale sot duhej të fillojë seanca për lëndën e PPS-së “Tanku”, por pas kërkesës së avokatëve të ish kryeministrit Nikolla Gruevski për ndërrimin e Këshillit gjyqësor. Gjykata dha një orë pause.

Në sqarimin e avokatëve, kjo kërkesë është si shkak se prokurorja speciale Katica Janeva, ka dhënë deklaratë në televizionin nacional se ka gjykatës të cilët veprojnë në lëndët e PPS-së, ndërkaq kanë qenë të përgjuar.

Gjithashtu avokatët kanë kërkuar edhe ndërrimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të Gjykatës Penale dhe Gjykatës së Apelit.

Në seancën gjyqësore sot janë paraqitur kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski, që të tre janë të akuzuar për furnizimin e “Mercedesit luksoz” prej 600.000 eurove./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme