Ajo është tepër natyrale në fotografitë e postuara në rrjetet sociale dhe duket se Emily Ratajkowski nuk është e lumtur që një revistë franceze ka përpunuar buzët dhe gjoksin e saj për kopertinën.
“Jam shumë e zhgënjyer të shoh buzët dhe gjoksin tim të përpunuar me photoshop në këtë kopertinë”, ka shkruar Emily bashkangjitur fotos së postuar në Instagram.
Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka postuar dy fotot në llogarinë e saj të Instagram-it, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë.
https://www.instagram.com/p/BZEPYPSFOfR/?hl=en&taken-by=emrata