Raundi i gjashtë i bisedimeve për Sirinë

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 12:14 | Nga

Përfaqësuesi special Mistura në ditën e dytë të bisedimeve në zyrën e OKB-se në Gjenevë ka zhvilluar takime të veçanta me delegacionin e regjimit të Siri dhe të opozitarëve.

Në raundin e gjashtë të bisedimeve për Sirinë të cilat vazhdojnë në Gjenevë të Zvicrës delegacioni opozitar nën kryesimin e Nasir el-Hariri ka biseduar për çështjen e kushtetutës me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi special Mistura në ditën e dytë të bisedimeve në zyrën e OKB-së në Gjenevë ka zhvilluar takime të veçanta me delegacionin e regjimit të Sirië dhe të opozitarëve.

Sipas informacioneve të marra mësohet se Mistura në bisedën e tij me opozitarët ka kërkuar formimin e një grupi pune për çështjen e kushtetutës nën kryesimin e tyre dhe propozimin e anëtarëve në këtë grup nga delegacionet opozitare dhe të regjimit.

Ndërsa delegacioni opozitar i cili e ka shqyrtuar këtë propzoim i ka paraqitur Mistura-s idetë dhe propozimet në çështjen se sa detyrues do të jenë afatet, kompetencat dhe vendimet e këtij grupi.

Pasi ka dëgjuar delegacionin nën drejtimin e Hariri-t, përfaqësuesi special Mistura ka njoftuar se do të rishikojë sërish grupin e punës dhe do t’ia paraqesë opozitarëve në takimin e mëpasshëm.

Në bisedimet e zhvilluara nga delegacioni opozitar është kërkuar nga Mistura që në takimet e mëpasshme të diskutohet kryesisht për “qeverinë e tranzicionit”, gjë për të cilën mësohet se Mistura e ka pranuar këtë.

Ndërsa bëhet e ditur se Mistura do të realizojë edhe dy takime të tjera me delegacionet e regjimit dhe të opozitarëve.

Bisedimet për Sirinë në Gjenevë të cilat kanë nisur dy ditë më parë pritet të përfundojnë më 19 ose 20 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme