Re hiri nga vullkani La Palma, banorëve u kërkohet të qëndrojnë brenda

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në La Palma kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë brenda pasi vullkani Cumbre Vieja vazhdon të lëshojë re hiri.

Të gjitha fluturimet për në dhe nga ishulli janë anuluar për shkak të hirit që bie, sipas autoritetit kombëtar të aeroportit të Spanjës.

Ndërkohë, mësimet në shkolla u pezulluan të mërkurën në një numër qytetesh në ishull, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Vullkani ka nxjerrë lavë, hi dhe gazra në ishullin spanjoll për më shumë se gjashtë javë teksa shkencëtarët kanë thënë se shpërthimi mund të zgjasë deri në tre muaj.

Edhe pse rreth 85,000 njerëz jetojnë në La Palma, shumica e ishullit nuk është prekur nga shpërthimi vullkanik.

Më shumë se 7,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit nga lumenjtë e llavës.

Shkëmbi i shkrirë tani ka mbuluar më shumë se 997 hektarë dhe ka dëmtuar më shumë se 2200 ndërtesa.

Banorët në ishull kanë qëndruar në gatishmëri mes disa tërmeteve, duke përfshirë një lëkundje me magnitudë 5 që u ndje mëngjesin e së mërkurës.

Të ngjashme